Kosova
Paralajmërohet marsh solidarizues me familjen Dehari
Një marsh solidarizues me familjen Dehari pritet të ndodhë ditët në ardhshme dhe vjen pas raportit zviceran, i cili konstaton se Astrit Dehari është vrarë.
Iniciativa për marshin solidarizues ka nisur në rrjetet sociale, ku edhe kanë njoftuar se për detajet rreth organizimit të ngjarjeve gjatë ditëve në vijim dhe marshit për drejtësi për Astrit Deharin do të njoftohen me kohë.
“Luteni që të përcjellni faqen Unë jam Astriti. Shpërndajeni fjalën sa më shumë te shoqëria. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg.
“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.
Astrit Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e që Prokuroria e kishte cilësuar si vepër penale e terrorizimit.
Derisa po mbahej në paraburgim, ai nuk kishte ende aktakuzë zyrtare për këtë. Pasditen e 5 nëntorit të 2016-s, Astrit Dehari u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










