Kosova

​Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Kosovë

Shtetasi i Shqipërisë është gjendur i vdekur në veturën e tij në autostradën 'Ibrahim Rugova' , në hyrje të Prizrenit

Njësia policore të rajonit të Prizrenit ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, në veturën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe ekipi i IML-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.