Maqedonia
Akademia e Shkencës e Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Bullgarisë deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, se ajo është një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë.
Po ashtu, Akademia pohon se “pretendimi se ekziston një gjuhë maqedonase prish marrëdhëniet midis dy vendeve”. Akademikët bullgarë e vlerësuan gjuhën maqedonase si të rreme pas miratimit të Kartës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve për gjuhën maqedonase më 3 dhjetor.
“Një dokument nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka ngritur kundërshtime serioze shkencore. Pozicioni maqedonas është i rremë”, thuhet në një deklaratë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë. Qëndrimi i akademikëve bullgarë është në pajtim me deklaratën e miratuar nga qeveria bullgare më 9 tetor, e ndjekur nga Parlamenti, i cili thotë se “dokumentet e Bashkimit Evropian nuk duhet të përmendin gjuhën maqedonase”.
Një takim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë më 3 dhjetor të këtij viti miratoi “Kartën e gjuhës maqedonase”, e cila përmban, siç thuhet, fakte të njohura shkencërisht për gjuhën maqedonase. Përndryshe, më 1 gusht 2017 Bullgaria dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një marrëveshje miqësie që parashikon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të historisë së përbashkët.
Puna e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike merret me libra shkollorë të historisë në shkollat fillore dhe të mesme në të dy vendet, si dhe me përkujtimin e personaliteteve të përbashkëta gjatë gjithë historisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










