Kosova
Dialogu në Bruksel, sfida e qeverisë së re
Dialogu me shtetin serb është një nga temat e para që pret trajtim pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, madje ka thirrje të vazhdueshme që qeveria që do të krijohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit duhet t’i rikthehet menjëherë dialogut.
Analistët vlerësojnë se të VV dhe LDK pas krijimit të qeverisë temë të parë të trajtimit duhet ta kenë dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Ndërkohë, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dje ka thënë se ShBA-së nuk i takon për të përcaktuar afatin kohor për marrëveshje përfundimtare, pasi për këtë duhet të vendosin vetë palët, megjithatë tha se shpreson që Albin Kurti do të gjej mënyrën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave.
Një monitorim të vazhdueshëm dialogut Kosovë-Serbi, i ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës, ku Jeta Krasniqi nga kjo organizatë thotë se të dy subjektet, LVV dhe LDK, në vazhdimësi kanë shprehur përkushtimin e tyre për ta vazhduar procesin e dialogut.
Ajo thotë se ka një kërkesë të vazhdueshme edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera që Kosova të rikthehet në tavolinën e bisedimeve.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu ka thënë për mediat kosovare se qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të arrijnë një marrëveshje me Serbinë.
Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike , thotë se duhet ta trajtojë dialogun dhe përfundimin e tij si përgjegjësi kombëtare dhe si obligim ndërkombëtarë.
Sipas tij, dialogu dhe përfundimi i tij është përgjegjësi kombëtare sepse nëpërmjet këtij dialogu përfundimisht mund të kompletohet shtetësia e Kosovës dhe të anulohet çfarëdo lloj kontestimi i saj.
Po ashtu, ai thotë se është obligim ndërkombëtarë pasi që nëpërmjet këtij dialogu arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është shenjë e bashkëpunimit rajonal dhe shenjë e stabilitetit rajonal.
Ai shton se vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë amerikan dhe të shteteve të ndryshme janë shprehje e hapur e presionit për nevojën për rifillim të dialogut, e që sipas tij, ky presion është i drejtë pasi që ka nevojë që dialogu të rifillojë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, kanë qenë më të zëshmit viteve të fundit sa i përket mënyrës së si është zhvilluar dialogu Kosovë-Serbi, madje shpesh herë është potencuar se më shumë përkrahin një dialog me serbët që jetojnë në Kosovë.
Por Arton Demhasaj nga organizata Çohu thotë se nuk ka kohë për një dialog i tillë me serbët e Kosovës tashmë kur Vetëvendosja pritet të drejtojë qeverinë e Kosovës.
Ndryshe mendon Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i cili thotë për KosovaPress, se është e drejtë nevoja që të ketë një dialog të brendshëm me komunitetin serb.
Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, kur Kosova ka vendosur taksë 100 përqind për produktet që importohen nga Serbia.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









