Kosova
Ursula von der Leyen javën tjetër viziton Kosovën
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën. Burime bëjnë të ditur se ajo do të qëndrojë në Prishtinë më 27 tetor.
Megjithatë, Von der Leyen do të ketë një vizitë edhe në Serbi dhe në vende të tjera të rajonit. Në Beograd ajo ka planifikuar të qëndrojë më 29 tetor.
Kjo vizitë vjen pas asaj të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin tonë, Gabriel Escobar.
Kjo vizitë vjen pak ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e veturave me targa të Republikës së Kosovës të qytetarëve serbë, të cilët i kanë të regjistruara me targa ilegale të Serbisë.
Gjithashtu, më 28 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian do të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën si dhe Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










