Bota
Shikoni si grabiten 752 kg ar brenda 2 minutave e 30 sekonda
Një grabitje si në filma është ajo e ndodhur në aeroportin Garulhos të San Paolos në Brazil ku komandoja e armatosur me automatikë dhe armë arriti të vidhte 752 kg arë.
Në Youtube është publikuar videoja e momentit të grabitjes.Komandoja e përbërë nga 8 banditë e ndarë në dy grupe, hyn në aeroport me dy makina të policisë ushtarake,përcjellë albinfo.ch
Të veshur si agjentë grabitësit bllokuan dhe kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën e 752 kilogramë arë të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-tëVideoja konfirmon se vjedhja ishte spektakolare e denjë për një film Hollivudi. Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste.
Ata ndihmohen nga personat prezentë të cilët u duhet të përdorin edhe një pirun për të ngritur një pjesë të mirë të arit e cila ishte shumë e rëndë.E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, sic është filmuar edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Vlera e arit është 30 milionë dollarë.
Për të kryer grabitjen banditët u detyruan të mbanin peng dy persona të sigurisë përgjegjës për transport dhe familjen e një të treti. Të gjithë janë liruar menëjherë sapo grabitësit morën ngarkesën prej 752 kg ar.
https://youtu.be/8U0z6m6O9QM
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










