Maqedonia
Nxënësit në Maqedoninë e Veriut, akoma pa libra
Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë shkolla akoma mungojnë librat.
Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i arsimit Arbër Ademi kërkon mirëkuptim.
Ai premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën që vjen.
Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese tek shtëpitë botuese që duhet ti distribuojnë librat të cilat mungojnë.
“Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe ata të distribuohen. Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë tekste shkollore, mirëpo ato tekste shkollore na shërbejnë edhe për vitin e ardhshëm, për dy vite më pastaj, për arsye se afati i përdorimit të tyre është maksimum pesë vite”, tha Ademi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









