Bota
“Air Canada” dënohet për mosrespektimin e gjuhës frënge
Frëngjishtja dhe gjuha angleze janë dy gjuhët zyrtare në Kanada dhe gëzojnë status të barabartë, por që “Air Canada” duket se nuk e po respektonte në të gjitha rastet.
Kompania ajrore “Air Canada” është urdhëruar nga Gjykata Federale e Kanadasë që të paguajë 15 mijë dollarë dhe t’i kërkojë falje një çifti francez, të cilët ishin ankuar se kjo kompani nuk e respektonte gjuhën frënge.
Frëngjishtja dhe gjuha angleze janë dy gjuhët zyrtare në Kanada dhe gëzojnë status të barabartë, por që “Air Canada” duket se nuk e po respektonte në të gjitha rastet.
Çifti frëng, Michel dhe Lynda Thibodeau, tha se në rripat e sigurimit të avionëve fjala “hiqe” ishte e shkruar vetëm në anglisht dhe jo në frëngjisht, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, sipas tyre, përkthimet në frëngjisht të fjalëve “dalje” dhe “kujdes” ishin me shkronja më të vogla se ato në anglisht. Çifti tha se edhe ekrani i njoftimeve në frëngjisht kishte më pak të dhëna se ai në anglisht.
“‘Air Canada’ shkel sistematikisht të drejtat gjuhësore të frankofoneve”, tha Thibodeaus, i cili kishte paraqitur 22 ankesa prej vitit 2016 ndaj kompanisë së njëjtë. Ai tha se pret që “Air Canada” të ndryshojë sjellje dhe të respektojë më shumë gjuhën frënge.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










