Kosova
Afro 700 persona mbi moshën 80 vjeç janë vaksinuar në Kosovë
Më vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar deri të dielën në mesditë 668 persona mbi moshën 80-vjeçare.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se gjatë të dielës ka nisur edhe vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç, ashtu siç ishte e planifikuar.
“Sot kemi filluar me grupmoshën 80-84 vjeçare. Deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar 100 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve nga grupmoshat mbi 80 vjeç i kemi gjithsej 668 persona të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.
Kosova deri më tani ka pranuar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontingjenti i radhës i vaksinave pritet të vijë në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.
Deri më tani, me dozat e para që kanë mbërritur në Kosovë janë vaksinuar një pjesë e stafit shëndetësor në shumë qytete të Kosovës dhe një pjesë e personave mbi 80 vjeç, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












