Kosova
Zyrtarisht sot fillon regjistrimi për viza pune për Gjermani
Regjistrimi fillon sot me 3 janar dhe do të zgjasë deri me 18 shkurt në ora 15:00.
Para një muaji Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve. Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të termineve, me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor, transmeton albinfo.ch.
Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminët që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.
Ndërkohë, sot zyrtarisht në faqet e ambasadave gjermane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka filuar regjistrimi për termine për viza pune për muajin shkurt, sipas Rregullores për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.
Theksohet se regjistrimi fillon sot, më 3 janar, dhe do të zgjasë deri më 18 shkurt, në orën 15:00. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












