Kosova
Zyrtarisht, kosovarja shënon rekord të ri në Guinness me flamurin kombëtar
Arbnora Fejza-Idrizi ka arritur rekord të ri në Librin Botëror të Rekordeve Guiness me flamurin më të madh në histori të punuar me letër origami, përcjell albinfo.ch.
Flamuri kombëtar shqiptar me ngjyrat kuq e zi është bërë për kosovaren Fejza-Idrizi rekordi i katërt me radhë që ajo ka hyrë në Librin Botëror të Rekordeve.
Pas konfirmimit të arritjes së rekordit, ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Mrekulli e re. Sot kam shënuar një tjetër fitore, duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është juaji po aq sa është imi”, ka shkruar Idrizi-Fejza.
Flamurin prej 1.300 metra katrorësh, i cili u bë me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor, prej 120 mijë letrave origami, kosovarja e bëri me ndihmë të 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.
Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza-Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash.
Për herë të dytë ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metra dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1.216 metrash katrorë.
Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









