Lajme
Zyrtari zviceran: Koronavirusi do të zgjasë “vetëm” deri në fillim të verës
Vala e tanishme e infeksioneve me koronavirus që përfshin Zvicrën duhet të përfundojë deri në fillim të verës, tha një zyrtar i lartë shëndetësor zviceran

“Ne jemi duke llogaritur në një valë epidemike që do të zbehet dhe nuk do të zgjasë me vite, përkundrazi ka një horizont të dukshëm kohor”, tha Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik ( FOPH) para gazetarëve në Lucern. “Ne po supozojmë se kjo valë do të marrë fund deri në fillim të verës”, përcjell albinfo.ch.
Mbi 17 mijë persona janë prekur me virus, kurse më shumë se 450 kanë vdekur në Zvicër.
Ticino, Vaud, Gjeneva dhe Basel-City janë kantonet më të prekura.
Zvicra deri më tani ka realizuar 123,000 testime dhe ka hapur një strukturë testimi për lëvizje në Lucern.
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, paralajmëroi se masat e jashtëzakonshme për të luftuar virusin do të mbeten në fuqi për disa kohë, pasi grupet e cenueshme ende duhet të mbrohen, edhe pasi të fillojë të bjerë numri i infeksioneve.
Qeveria ka deklaruar një “situatë e jashtëzakonshme”, e cila ka dhënë një rekomandim për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, veçanërisht të sëmurët dhe të moshuarit. Ajo ka njoftuar një ndalim në të gjithë vendin për tubime të më shumë se pesë personave, përcjell tutje albinfo.ch.
Është vendosur një ndalim për të gjitha ngjarjet private dhe publike dhe mbylljen e bareve, restoranteve, sporteve dhe hapësirave kulturore; vetëm bizneset që ofrojnë mallra thelbësorë mbeten të hapura.
Shkollat janë të mbyllura në shkallë vendi. Masat janë në fuqi deri më 19 prill.
Berset tha se ishte “iluzore” të imagjinohet që situata do të kthehej në normale nga 20 prill. Ai u bëri thirrje njerëzve që të ndiqnin këshillat e qeverisë, të mbajnë distancën mese tyre, të qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të bashkuar.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri