Futboll
Zyrtare: Stadiumi “Fadil Vokrri” pranohet nga UEFA
Pas certifikimit të stadiumit nga UEFA, tani fjalën finale do ta ketë Ministria e Sportit, me ç’rast do ta bëjë pranimin teknik të punëve
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është pranuar zyrtarisht nga UEFA si stadiumi i kategorisë së katërt, ku do të zhvillohen ndeshjet e Kosovës dhe klubeve kosovare.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ka konstatuar i përmbushë kriteret e kategorisë së katërt bazuar në rregulloret e UEFA-s, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi është rekomanduar përfundimi i disa punëve të papërfunduara para datës 10 shtator, kur Kosova do të zhvillojë duelin e parë në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe.
“UEFA, sot, e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin”, thuhet në kumtesën e FFK-së.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është rinovuar me investimin e Ministrisë së Sportit, derisa ka zgjatur dy vite. Kapaciteti tashmë i stadiumit është 13.500 ulëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














