Uncategorized
Zyrtare: Shqipëria i fitoi tri pikë në Lozanë
Shqipëria ka fituar betejën ligjore me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë
Edhe zyrtarisht Shqipëria ka marrë 3 pikët për ndeshjen e ndërprerë me Srebinë më 14 tetor në Beograd.
10:40: Serbi-Shqipëri, sot merret vendimi në Lozanë
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të marrë vendimin sot ndaj ankesave të palës shqiptare dhe asaj serbe në lidhje me sanksionet ndaj lojës së ndërprerë mes dy vendeve në Beograd, shkaku i dhunës në stadium.
Më konkretisht, ankesa në fjalë ishte paraqitur pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFAS-s. Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kanë adresuar ankesat e tyre në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë (CAS) kundër vendimit të UEFA-s, i cili pati konfirmuar fitoren e Serbisë, duke privuar Shqipërinë me mundësi të marrjes së tri 3 pikëve pas incidenteve gjatë ndeshjes së tyre për kualifikim në Euro 2016.
Në ankesat e tyre në CAS, Federatat e Shqipërisë dhe e Serbisë kanë kërkuar anulimin e vendimeve të UEFA-s, e cila gjithashtu i ka gjobitur me 100.000 € të dy federatat.
Siç pati bërë të ditur kjo gjykatë në komunikatën e saj: “Në ankesën e bërë në CAS Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kërkojnë anulimin e vendimeve të UEFA-s ose t’ iu zbuten dënimet e imponuara. Të dy procedurat janë hapur dhe do të kryhen në përputhje me kodin për arbitrazh sportiv”.
Për kujtesë, në fillim të dhjetorit 2014 trupi disiplinor i UEFA-s pati mbështetur vendimin e gjyqit që i dha fitoren 3-0 Serbisë pas vendimit përfundimtar të ndeshjes në minutën e 41, duke i privuar njëkohësisht me tri pikë për suksesin dhe i detyruar që të kenë dy ndeshje prapa dyerve të mbyllura.
Ndeshja kualifikuese për Euro 2016 që u zhvillua më 14 tetor në Beograd u ndërpre disa minuta para pushimit, kur rezultati ishte 0-0. Të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për pushtim të terrenit si dhe për rrahje në mes të lojtarëve dhe mbështetësve.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










