Futboll
Zyrtare: Shaqiri nuk udhëton në Beograd
Në listën prej 23-futbollistëve, mungon Xherdan Shaqiri, për arsye politike, derisa trajneri Jurgen Klopp ka treguar arsyet pse nuk e ka ftuar Shaqirin për këtë ndeshje, që zhvillohet të martën
Liverpooli ka publikuar listën për ndeshjen me Yllin e Kuq në Ligën e Kampionëve.
Në listën prej 23-futbollistëve, mungon Xherdan Shaqiri, për arsye politike, derisa trajneri Jurgen Klopp ka treguar arsyet pse nuk e ka ftuar Shaqirin për këtë ndeshje, që zhvillohet të martën, shkruan albinfo.ch.
“Kemi dëgjuar dhe lexuar se çfarë pritje mund të ketë Shaqiri dhe kështu ne nuk e kemi ide se çfarë mund të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të jemi të fokusuar 100 për qind në futboll dhe jo në diçka tjetër, kjo është e gjitha”, deklaroi Klopp.
Shaqiri kishte festuar me shqiponjë ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror, kur shënoi golin e fitores me Zvicrën 2:1.
“Ne jemi Liverpool FC, një klub i madh, një klub futbolli. Ne nuk japim mesazh politik, absolutisht jo. Ne duam që fokusi të jetë një lojën madhështore të futbollit dhe jo në diçka tjetër.
Ne jemi të etur për të shmangur ndonjë shpërqendrim që do të largonte fokusin tonë për 90 minuta, futbolli është i rëndësishëm, vetëm futbolli.
Pra, për këtë arsye, por ai e pranoi dhe e kuptoi këtë. Shaq është lojtari jonë, ne e duam dhe ai do të luajë për neve në të ardhmen, por jo të martën”, theksoi trajneri gjerman.
Shaqiri kishte shkëlqyer në ndeshjen e parë ndaj skuadrës serbe, derisa ishte fishkëllyer nga tifozët serbë në Angli. E njëjta gjë pritej të ndodhte edhe në Beograd të martën mbrëma.
Xherdan Shaqiri për festën me shqiponjë ishte dënuar nga FIFA me 10 mijë franga.
Lista
Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Sturridge, Moreno, Lallana, Mignolet, Robertson, Origi, Solanke, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold
A 21-man squad has been named for our #UCL trip to Belgrade, but Jürgen Klopp explains why Xherdan Shaqiri will not be involved against Red Star and provides a general injury update… https://t.co/t2AbNKx67H
— Liverpool FC (@LFC) November 5, 2018
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











