Lajme

Zyrtar për barazinë e meshkujve!

Zyrtare që mbikëqyrin zbatimin në praktikë të barazisë së gruas ka pasur me kohë në Zvicër. Por, duke filluar këtë vit, për herë të parë do të ketë një zyrtar të tillë për barazinë e meshkujve.

Nga korriku, juristi 39 vjeçar Martkus Theunert do të jetë në një post të tillë që për herë të parë në Zvicër themelohet në Cyrih. Theunert, 39 vjeçar, psikolog me profesion do të jetë partneri për kontakt me meshkujt që ankohen për pabarazi gjinore, ka njoftuar drejtoria për çështje juridike e Cyrihut.

Ndër të tjera, ai do të mbështesë djemtë e rinj që dëshirojnë të mësojnë profesionet që konsiderohen si tipike për femra. Po kështu zyrtari i ri do të ndihmojë meshkujt që të harmonizojnë më mirë jetën profesionale me atë familjare.