Lajme
Zyra e BE-së mirëpret zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e ka mirëpritur zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me të në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, zhvillimit social, bashkëpunimit rajonal dhe agjendës evropiane.
Deklarata është bërë nga ana e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Të hënën (22 mars) Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pro përbërjes së kabinetit të ri qeveritar votuan 67 deputetë, ndërsa 30 ishin kundër.
Gjatë prezantimit të ekspozesë së tij para deputetëve, Kurti tha se “rruga drejt integrimit në BE mund të jetë sfiduese, por ajo nuk ka alternativë për Kosovën”.
Edhe ambasadori britanik në Kosovës, Nicholas Abbott dhe ai gjerman, Jorn Rohde, e kanë uruar Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit u mbajtën pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, 2020, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga Avdullah Hoti, ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, pasi për të ka votuar Etem Arifi.
Në kohën kur ka votuar, Arifi ka pasur një dënim të formës së prerë, prej një viti e tre muajsh, për veprën penale: mashtrim me subvencione./ REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













