Shkurt.ch
Zvicrës i mungojnë vendet për strehim të refugjatëve
Koncepti emergjent i autoriteteve federale për strehimin afatshkurtër të azilkërkuesve duket se ka një defekt. Radioja e ransmetuesit publik SRF me hulumtimet e bëra ka ardhur në përfundim se vetëm gjysma e vendeve të premtuara për strehim në qendrat e mbrojtjes civile (bunkerë, strehimore nëntokësore) janë me të vërtetë në dispozicion për refugjatët.
Ish ministri i mbrojtjes, Ueli Maurer, në vjeshtën e vitit të kaluar kishte folur për ekzistimin e 50 mijë vendeve për strehim. Zyra Federale për Mbrojtjen e Popullatës e ka korigjuar këtë shifër duke e zvogëluar përgjysmë, në 25 mijë, shkruan srf.ch. Arsyeja e mungesës së numrit të premtuar të vendeve për strehim qëndron në faktin se këto strehimore janë shfrytëzuar për destinime të tjera, kryesisht nga shoqatat e ndryshme.
Kantonet druajnë se organet federale në rast emegjence do t`ua marrin vendet e strehimit që janë në dispozicion. Kështu thotë Marcel Suter, kryetar i Bashkësisë së autoriteve kantonale për migracion.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












