Shkurt.ch
Zvicrës i janë shtuar 100.000 banorë të rinj
Kur të hiqet numri i atyre që e kanë lëshuar Zvicrën numri “neto” i të ardhurve nga jashtë gjatë vitit 2013 është 82.800. Numri i të huajve në Zvicër është 1 milion e 937.400 veta
Në Zvicër është duke vazhduar trendi i rritjes së numrit të banorëve. Sipas zyrës Federale për Statistikë (BFS), aktualisht në Zvicër jetojnë 8.139 mijë njerëz ose 100 mijë më shumë se një vit më parë. Shkaktarët kryesorë të kësaj rritjeje janë migrimi i të huajve dhe numri i madh i lindjeve.
Tri të katërtat e personave që gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në Zvicër si migrantë, janë nga vendet evropiane. Në vend të parë janë gjermanët me 26.400 të ardhur, e pas tyre vijnë portugezët (20.000), italianët (17.700), francezët (13.600) dhe spanjollët (9600).
Po ashtu Zyra Federale për Statistikë njofton se edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur më shumë zviceranë që kanë lëshuar vendin se sa zviceranë “të jashtëm” që janë kthyer në Zvicër.
Kur të hiqet numri i atyre që e kanë lëshuar Zvicrën numri “neto” i të ardhurve nga jashtë gjatë vitit 2013 është 82.800 persona. Ndërsa në përgjithësi në Zvicër janë regjistruar gjatë kësaj kohe 193.300 persona të ardhur rishtas, prej të cilëve 167.200 të huaj dhe 26.100 shtetas zviceranë (te kthyer nga jashtë).
Numri i të ardhurve është rritur 10.5% në krahasim me vitin 2012. Është rritur edhe numri i të shkuarve, por në masë shumë më të vogël, gjegjësisht 2.2%.
Numri më i madh i atyre që e kanë lëshuar Zvicrën janë gjermanë (15.900), francezë (7300), Italianë (6200) etj.
Numri i gjithëmbarshëm i të huajve që në fund të vitit 2013 kanë jetuar në Zvicër sipas BFS ka qenë 1 milion e 937.400 veta. Ndërsa numri i shtetasve zviceranë, 6 milionë e 202.200. Ky i fundit është rritur për 33.100 persona dhe kjo është bërë falë natyralizimit të të huajve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











