Shkurt.ch
Zvicrës i duhen shkencëtarët, pavarësisht prejardhjes së tyre
“Arsimi dhe shkenca, hulumtimi, nuk duhet t`u nënshtrohen kontingjenteve”, ka thënë Fritz Schiesser, kryetar i Këshillit të Universitetit ETH të Cyrihut.
Në rast se Zvicra, në pajtim me rezultatin e referendumit kundër migracionit masiv, vendos për kontingjentet e të huajve, atëherë të paktën punëtorët e shkencës dhe profesorët universitarë do të duhej të kurseheshin nga këto kufizime. Kështu ka propozuar Fritz Schiesser, kryetar i Këshillit të Universitetit ETH të Cyrihut.
Ai ka alarmuar për rrezikun që Zvicra të mbetet pa një numër të madh studiuesish në rast se nuk vendoset për një rregullim të veçantë sa i përket kësaj kategorie. Shumica e të punësuarve në universitetin prestigjioz EH janë shtetas të huaj! Këtë, Schiesser e ka thënë në një intervistë dhënë gazetës Neue Zürcher Zeitung. “Arsimi dhe shkenca, hulumtimi, nuk duhet t`u nënshtrohen kontingjenteve”, ka thënë ai.
“Ne kemi një përbërje shumë të lartë të të huajve në universitet prandaj do të pësonim një goditje të rëndë”, ka thënë ai. Më shumë se gjysma e të punësuarve në ETH vijnë nga jashtë dhe me një sistem strikt të kontingjenteve ne do të detyroheshim t`i kufizojmë aktivitetet tona”.
Po ashtu kryetari i këshillit të ETH ka theksuar se qëndrimi që e rekomandon iniciativa kundër migracionit masiv, për t`u dhënë përparësi vendësve, nuk funksionon në rastin e ETH-së. “Kjo nuk shkon nëse duam që ETH të vazhdojë ta ketë atë rëndësi ekonomike dhe shkencore për Zvicrën, që e ka sot”.
Nëse u nënshtrohet politikës së kontingjenteve atëherë duhet pranuar në punë kandidate me kualifikime më të dobëta dhe kjo do të ishte fundi i sistemit, ka thënë Schiesser. “Ne na nevojitet qasja te kokat më të mençura. Nuk ka rëndësi se çfarë pasaportash kanë ata”.
Ai ka tërhequr vërejtjen se qysh tash o ndodh që njerëz kompetentë nuk duan të punojnë në Zvicër, pasi që ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta nga vit 2017 (kur mendohet të fitet politika e kontingjenteve). Në Evropë aktualisht Zvicra ka konkurrentë që janë më atraktivë për shkencëtarët.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











