Shkurt.ch
Zvicra zgjat listën e të huajve me ndalesë armësh
Listës ku janë kryesisht shtetasit nga vendet e Ballkanit, pritet t`i shtohen edhe të huajt nga disa shtete Afrikës
Vetëm pak ditë më parë në opinionin zviceran qe aktualizuar ndalesa për bartjen dhe blerjen e armëve që vlen për disa komunitete të huajsh që jetojnë në Zvicër. Kjo ndalesë ga disa qarqe ishte konsideruar si “diskriminim” pasi që u referohej grupacioneve dhe jo individëve. Të huajt nga vendet e Ballkanit, Turqia, Sri Lanka etj bëjnë pjesë në listën e kësaj ndalese.
Por, ndërkohë që pritej një liberalizim, nga Qeveria Federale kane ardhur sinjale për zgjerimin e kësaj liste edhe me disa shtete tjera. Gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Bund” citojnë ministren e drejtësisë Simonetta Sommaruga të ketë thënë se edhe të huajt nga disa shtete Afrikës duhet t`i shtohen listës.
I pyetur nga gazetat në fjalë një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë ka pohuar se është duke u shqyrtuar mundësia që lista në fjalë të zgjerohet, po ai nuk ka përmendur shtetet që do t`i shtohen asaj. Ndalesa është njëra nga masat e parandalimit të krimeve me armë zjarri dhe kontrabandës me armë.
Statistika kriminalistike për vitin 2011 ka regjistruar 17294 delikte drejtuar kundër jetës dhe trupit të njeriut. 7521 ose 43 për qind të tyre janë kryer nga personat me pasaportë të huaj.
Mirëpo, një hollësi që zbulon kjo statistikë është se në mesin e 10 vendeve, shtetasit e të cilëve me më së shumti kanë kryer delikte të tilla, 3 janë jashtë kësaj liste (Nigeria, Tunizia dhe Brazili). Ndërsa 7 vendet tjera që zënë vend në këtë listë janë: Algjeria, Sri Lanka, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja si he Serbia dhe Mali i Zi. Shtetasit e Serbisë, ata të Malit të Zi dhe të Kosovës në listë nuk janë llogaritur ndaras.
Ndërkaq, llogaritur me shifra absolute, nga të huajt në vendin e parë për delikte kundër jetës dhe trupit të njeriut janë portugezët, me 1028 sish. Pas tyre vijnë italianët me 787 dhe në vendin e tretë shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës, të marrë së bashku.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













