Lajme
Zvicra zë vendin e parë në botë për prodhimin ventilatorëve
Prodhuesit kryesorë të ventilatorëve në botë janë me bazë në Zvicër.
Hamilton Bonaduz AG ka ngritur normën e prodhimit në mënyrë që së shpejti mund të sigurojë 900 ventilatorë për Zvicrën. Por, jo vetëm kaq, së fundmi, qeveria mbështet prodhimin e ventilatorit me kosto të ulët edhe jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Instituti i teknologjisë federale zvicerane ETH Cyrih ka zhvilluar një mënyrë për të prodhuar ventilatorë të thjeshtë dhe me kosto të ulët. Sipas marrëveshjes, grupi i parë i pajisjeve do të prodhohet në Ukrainë.
Qeveria zvicerane ka nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për të filluar një projekt fillestar zviceran që do të prodhojë ventilatorë të thjeshtë dhe të përballueshëm.
Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis dhe ambasadori i Ukrainës në Zvicër, Artem Rybchenko, nënshkruan një marrëveshje ku përshkruhen kushtet e 1.5 milion CHF (1.6 milion dollarë) në fondet fillestare.
Projekti humanitar synon të lehtësojë mungesën e ventilatorëve në disa vende në zhvillim me ndihmën e institutit federal të teknologjisë ETH Cyrih. Mes pandemisë Covid-19, ETH Cyrihu zhvilloi një mënyrë për të prodhuar ventilatorë thjesht dhe lirë, duke përdorur përbërës kryesisht standardë të disponueshëm në vend, shkruan swissinfo.ch.
“Ky projekt është një shembull i diplomacisë shkencore”, tha Cassis. “Kjo gjithashtu tregon potencialin e bashkëpunimit me komunitetin shkencor për zhvillim të qëndrueshëm”.
Grupi i parë i madh i pajisjeve do të prodhohet në Ukrainë dhe do t’u dorëzohet qendrave shëndetësore dhe posteve të ndihmës së parë në vend. Ventilatorët gjithashtu mund të eksportohen në vendet në zhvillim.
Në një deklaratë ministri i Jashtëm tha se ventilatorët jo vetëm që mund të ndihmojnë me simptomat e Covid-19, por mund të përdoren gjithashtu për një gamë të gjerë të nevojave shëndetësore, siç është në klinikat ambulantore. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










