Shkurt.ch
Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë
Indeksi përmban pothuajse 50 faktorë, nga ushqimi në një restorant nga kategoria e mesme dhe për anëtarësim në një palestër, një shishe verë ose një kafe

Numbeo.com ka llogaritur koston e jetesës në vitin 2018, duke mbledhur të dhëna nga mijëra përdorues në mbarë botën, të cilët raportojnë për çmimet e konsumit dhe kostot nga vendet e tyre të banimit.
Indeksi përmban pothuajse 50 faktorë, nga ushqimi në një restorant nga kategoria e mesme dhe për anëtarësim në një palestër, një shishe verë ose një kafe, shkruan albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për kostot e jetesës në Evropë, ka një ndarje të qartë. Vendet e Evropës Lindore janë dukshëm më të lira, ndërsa ato në pjesën perëndimore janë shumë të shtrenjta. Nëse doni një pushim veror super në Evropë, atëherë shkoni në Ballkan apo edhe më tej. Vendi më i lirë në Evropë është Ukraina, e cila është e 113-ta në botë, e ndjekur nga Kosova në vendi e 109-të dhe Moldavia në vendin e 101-të.
Nga ana tjetër, nuk është çudi që Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Evropë dhe i dyti më i shtrenjti në botë.
Para Zvicrës, vetëm Bermuda është në listë, e ndjekur nga Irlanda, Norvegjia, Bahamas, Luksemburgu, Danimarka, Singapori, Japonia dhe Izraeli.
Jeta në “tokën e çokollatës, djathit dhe ajri malor” është shumë i shtrenjtë. Sipas një studimi në faqen e internetit «Expedate Insider» nga viti 2017, Zvicra është një nga vendet më pak mikpritëse në botë, kështu që mund të jetë më mirë të jetosh diku ku është më i lirë dhe i lumtur.
Vendet më të lira në botë janë Pakistani, Egjipti, Ukraina, Tunizia, Kosova, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Bangladeshi dhe Algjeria.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri