Jeta në Zvicër
Zvicra u ka ofruar mbrojtje 4000 refugjatëve nga Siria
Sommaruga kishte udhëzuar përfaqësitë zvicerane në Turqi, Liban, në Egjipt dhe në Jordani që të ofronin viza për udhëtim në Zvicër. Nga ky aksion mund të përfitonin bashkëshortë/et, fëmijët dhe familjarët tjerë të afërt të sirianëve që jetojnë në Zvicër
Në vjeshtën e vitit 2013 personat nga Siria me qëndrim në Zvicër të cilët donin të merrnin familjarët e tyre këtu, kishin mundësi ta bënin këtë duke shfrytëzuar vizat speciale që ua kishte mundësuar shteti zviceran. Sipas të dhënave të Këshillit Federal këtë lehtësim e kanë shfrytëzuar afër 4000 sirianë të cilët kanë ardhur në Zvicër gjatë periudhës së përmendur.
Ky vendim që ishte marrë nga ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga në shtator të vitit 2013 kishte pasur ndikim të rëndësishëm në jetët këtyre njerëzve. Sommaruga kishte udhëzuar përfaqësitë zvicerane në Turqi, Liban, në Egjipt dhe në Jordani që të ofronin viza për udhëtim në Zvicër. Nga ky aksion mund të përfitonin bashkëshortë/et, fëmijët dhe familjarët tjerë të afërt të sirianëve që jetojnë në Zvicër. Për të shfrytëzuar këtë mundësi mjaftonte që të përmendurit ta bënin të besueshme afërsinë familjare me sirianët që kishin qëndrim në Zvicër. Prej tyre po ashtu nuk kërkohej dëshmia se kanë të holla të mjaftueshme për të paguar qëndrimin e tyre në Zvicër. Atëbotë në Zvicër jetonin gjithsej rreth 1600 sirianë.
Deri në shtator të vitit 2014 ndërkaq, te të afërmit e tyre në Zvicër kanë ardhur gjithsej 3849 shtetas sirianë, ndërkohë që mijëra kërkesa janë refuzuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













