Shkurt.ch
Zvicra do të lejojë konsumimin e kanabisit, për qëllime shkencore
Në sfond të këtij vendimi mësohet se është një projekt i Universitetit të Bernës, përmes të cilit synohet të zbulohet se çfarë do të ndodhë, në rast se kanabisi legalizohet
Konsumimi (tymosja) e kanabisit duhet të lejohet, në rastet kur bëhet për qëllime shkencore. Një vendim të tillë e ka marrë sot Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, pa asnjë votë kundër, shrkaun srf.ch
Në sfond të këtij vendimi mësohet se është një projekt i Universitetit të Bernës, përmes të cilit synohet të zbulohet se çfarë do të ndodhë, në rast se kanabisi legalizohet. Për pjesëmarrje në këtë projekt, 1000 persona do të kenë mundësi të blejnë kanabisin në barnatore, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale për Shëndetësi, me një vendim të marrë pak muaj më parë, nuk e kishte miratuar këtë projekt, me arsyetimin se ai, si i tillë, përbën shkelje të ligjit mbi materiet narkotike.
Në rast se Dhoma Nacionale e Parlamentit e mbështet vendimin e Dhomës së Kantoneve, atëherë ligji në fjalë do të ndryshohet dhe në këtë mënyrë Universiteti i Bernës do të mund ta reakizojë projektin e përmendur.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









