Lajme

Zvicra sot voton, këto janë 5 çështjet kryesore

Nga emigracioni te pushimi i atësisë, Zvicra do të shkojë në qendrat e votimit të dielën më 27 Shtator për të vendosur pesë çështje kryesore

Zvicra përsëri do të shkojë në votime më 27 shtator për të votuar pesë nisma të veçanta.

Tri nga iniciativat – migrimi nga BE, zbritja e taksave dhe mbrojtja e kafshëve – ishin planifikuan fillimisht për në maj, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirus, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Dy të tjera – çështja e pushimit të atësisë dhe ajo e blerjes së avionëve të rinj luftarakë – u shtuan muajt e fundit.

Gjeneva do të mbajë gjithashtu një votim për rritjen e pagës minimale në 23 franga në orë.

Migrimi

Referendumi më i diskutueshëm dhe i rëndësishëm është iniciativa e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për zbatimin e një kufiri për migracionin nga BE në Zvicër.

Initiative e kufizimit të imigracionit do të kufizojë lirinë e lëvizjes së shtetasve të vendeve të BE-së në Zvicër.

Nëse votimi është i suksesshëm, Zvicra dhe BE do të kenë një vit në të cilin do të rinegociojnë dispozitat e lirisë së lëvizjes, përcjell tutje albinfo.ch.

Kjo ka qenë prej kohësh një nga çështjet thelbësore të SVP, me mbështetësit që besojnë se shumë të huaj po përfitojnë nga sistemi aktual.

Partia u bë veçanërisht e pakënaqur kur disa nga masat e kërkuara në një referendum të ngjashëm në vitin 2014 u dobësuan me zbatimin, ose nuk u zbatuan fare.

Siç shkruajti “The Local” në atë kohë “parlamenti zviceran më në fund vendosi se si të merret me referendumin e shkurtit 2014 ‘kundër imigracionit masiv’,  edhe nëse zgjidhja e tij nuk ka shumë ngjashmëri me tekstin e nismës të votuar nga publiku në atë kohë.

Rreth një e katërta e banorëve zviceranë janë të huaj, shumë prej të cilëve nuk kanë nënshtetësi dhe si rrjedhim të drejtën e votës.

Qeveria Zvicerane dhe të gjitha partitë e mëdha përveç SVP e hedhin poshtë iniciativën, përcjell tutje albinfo.ch.

Qeveria është e shqetësuar se do ta bëjë më të vështirë gjetjen e punëtorëve dhe do të dëmtohet ekonomia, ndërsa ka gjithashtu shqetësime se kjo do të thotë që të drejtat reciproke për qytetarët zviceranë në BE do të kufizohen.

Pavarësisht nga rezultati, ekspertët gjithashtu kanë parashikuar që marrëdhëniet Zvicër-BE mund të dëmtohen.

Pushimi i atësisë

Baballarët zviceranë aktualisht kanë të drejtëpër  vetëm një ditë pushim pas lindjes së fëmijës së tyre.

Kjo është dukshëm më pak se tek shumica e fqinjëve evropianë të Zvicrës.

Plani është që ky pushim të shtrihet në dy javë, për të gjithë baballarët biologjikë në të gjithë vendin.

Skema do të mbulojë 80 për qind të fitimeve të humbura për periudhën dy-javore.

Kostoja e pritshme e planit është 230 milionë CHF, megjithëse ky është një vlerësim i lartë bazuar në rritjen e normave të lindjeve dhe baballarëve me fitim më të lartë.

Paratë paguhen nga sistemi shtetëror i sigurimeve të Zvicrës, i cili financohet gjysma nga punëdhënësit dhe gjysma tjetër nga punonjësit.

Avionë luftarakë

Qeveria Zvicerane dëshiron të shpenzojë 6 miliardë CHF në aeroplanë të rinj luftarakë.

Një pyetje e ngjashme iu bë publikut zviceran në vitin 2014 por u refuzua, me 55 për qind të votuesve që kundërshtuan blerjen e 22 avionëve luftarakë ‘Gripen’.

Qeveria Zvicerane thotë se avionët janë të nevojshëm për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit – dhe kësaj ajo nuk ka specifikuar llojin e avionëve që do të blihen, por përkundrazi ka kërkuar miratimin e popullit për të zgjeruar buxhetin ushtarak me një shumë të caktuar.

Zbritja e taksës së fëmijëve

Një iniciativë e Social Demokratëve (PS), ky votim është një lëvizje për të kundërshtuar zbritjet e taksave të fëmijëve të cilat janë prezantuar kohët e fundit nga Qeveria Zvicerane.

Zbritjet u prezantuan në fund të vitit 2019, duke rritur zbritjen maksimale të taksave për kujdesin e fëmijëve nga 10,000 CHF në 25,000 CHF së bashku me rritjen e zbritjes së përgjithshme të taksave për kujdesin e fëmijëve nga 6,500 CHF në 10,000 CHF.

PS argumenton se nga këto zbritje përfitojnë vetëm të pasurit dhe për këtë arsye duhet të hiqen. Qeveria ka kundërshtuar, duke argumentuar se zbritjet heqin pengesat për gratë me fëmijë – veçanërisht ato që janë shumë të kualifikuara – për të ndjekur punësimin.

Plani i përgjithshëm i zbritjes së taksave vlerësohet se i kushton qeverisë 350 milionë CHF në vit, ndërsa plani maksimal i zbritjes së taksave është vendosur të kushtojë 10 milionë CHF.

Mbrojtja e kafshëve

Pyetja e fundit për t’u votuar në referendum lidhet me të drejtat e gjuetisë. Në vitin 2019, Parlamenti Zviceran hoqi disa kufizime për gjuetinë e ujqërve dhe specieve të tjera.

Aty ku këto specie kafshësh mund të tregohet se janë një rrezik për habitatet ose biodiversitetin, autoritetet do të lejojnë një hapësirë ​​më të madhe për të kontrolluar popullatat e tyre.

Nisma është marrë nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve të cilat argumentojnë se ligji i fundit ndryshon që speciet e rrezikuara i rrezikojnë më shumë dhe për këtë arsye duhet të shfuqizohet.