Jeta në Zvicër
Zvicra shtyn vendimin rreth Traktatit për energjinë bërthamore
(Foto: Thomas Milot)
Këshilli Federal i Zvicrës (organi ekzekutiv) ka shtyrë vendimin lidhur me traktatin e Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Armëve Bërthamore deri në vitin 2020, duke hedhur poshtë thirrjet e Parlamentit për ta nënshkruar atë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë lëshuar të mërkurën, Këshilli Federal ka thënë se do të donte më shumë kohë për të reflektuar para se Zvicra të pranojë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, dhe se i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar zhvillmet e fundit ndërkombëtare dhe gjendjen e sigurisë.
Në vitin 2017 Zvicra aprovoi këtë traktat, mirëpo verën e kaluar vendosi të mos e nënshkruajë.
Kjo marrëveshje nënkupton një ndalim të qartë për armët bërthamore.
Shtetet që e nënshkruajnë nuk angazhohen të zhvillojnë, testojnë, prodhojnë, blejnë, posedojnë, grumbullojnë, përdorin apo të kërcënojnë me përdorimin e armëve bërthamore.
Përndryshe, Zvicra është një nga 122 shtetet që ka miratuar traktatin e OKB-së në korrik 2017. Rreth 70 vende kanë nënshkruar traktatin dhe 22 të tjera e kanë ratifikuar atë, e për të hyrë në fuqi traktati, duhet të bëhen 50 vende.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












