E-Diaspora
Zvicra sërish do t’ua paguajë pensionet kosovarëve
Kosovarët e kthyer nga Zvicra në vendlindjen e tyre, sërish do t`i marrin pensionet e tyre nga AHV apo IV. Gjatë ditës së sotme, Këshilli Federal zviceran ka miratuar një marrëveshje të re, shkruan albinfo.ch.
Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar sot një marrëveshje me Kosovën, e cila rregullon pagesën e sigurimeve shoqërore, pas disa viteve të ndërprerjes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare, informon më tej albinfo.ch. Kjo gjithashtu do të thotë se pagesat IV dhe AHV-së tani sërish do të paguhen në këtë shtet ballkanik.
Aktualisht, shtetasit kosovarë nuk i pranojnë pensionet e tyre jashtë vendit. Por, me kërkesëne tyre, mund të kërkohet rimbursimi i kontributeve nga AHV.
Kosovarët që nuk e kanë bërë këtë, nga hyrja në fuqi e kontratës mund t`i kërkojnë kontributet deri në vitin 2010, transmeton më tej Albbinfo.ch. Megjithatë, marrëveshja gjithashtu përmban një bazë për luftën kundër abuzimeve.
Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Fillimisht duhet të miratohet nga parlamentet e shteteve kontraktuese.
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i ish-Jugosllavisë, me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











