Lajme
Zvicra rrit sërish ndihmën për Afganistanin
Zvicra do të dhurojë 30 milionë CHF shtesë për Afganistanin këtë vit, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur vendin në vështirësi, përcjell albinfo.ch.
Donacioni zviceran u njoftua në një konferencë ndërkombëtare në Gjenevë të enjten, organizuar nga Gjermania, Katari, Britania dhe Kombet e Bashkuara.
Një total prej 2.44 miliardë dollarësh u zotuan, shumë më pak se apeli prej 4.4 miliardë dollarësh i OKB-së. Dhurimi i Zvicrës është kryesisht në përputhje me buxhetin e saj të zakonshëm vjetor për Afganistanin prej 27 milionë CHF, shkroi Ministria e Jashtme, e cila tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar për krizën në rritje humanitare dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Afganistan”.
OKB-ja vlerëson se 62% e popullsisë afgane (më shumë se 24 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 13 milionë fëmijë) varen nga ndihma urgjente.
Nëntë milionë përballen me urinë dhe disa familje po shesin fëmijë dhe organe për të mbijetuar, tha në Gjenevë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











