Shkurt.ch
Zvicra rrezikon të paguajë çmim të lartë për të papunët nga vendet e BE-së
Ata punëtorë të shteteve që kufizohen me Zvicrën, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe kanë mbetur pa punë, kompensimin e papunësisë duhet ta marrin nga Zvicra
Një ndryshim sistemi, i paralajmëruar nga BE-ja do të mund t`i kushtonte Zvicrës me qindra milionë franga. Në të njëjtën kohë ai do ta bënte Zvicrën akoma më atraktive për punëtorët që vijnë nga zonat kufitare të vendeve përreth, shkruan “NZZ am Sonntag”.
Bëhet fjalë për planet e reja që ka BE, në bazë të cilave, punëtorët, shtetas të vendeve të BE-së që mbeten pa punë, kompensimin e papunësisë duhet ta kërkojnë në vendin ku kanë punuar vitin e fundit, transmeton albinfo.ch. Rrjedhimisht, ata punëtorë të shteteve që kufizohen me Zvicrën, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe kanë mbetur pa punë, kompensimin e papunësisë duhet ta marrin nga Zvicra.
Ndryshimi është se deri më tash, përgjegjës për pagesën në fjalë ka qenë vendi, shtetas i të cilit është i papuni.
Duke qenë se në Zvicër aktualisht punojnë mbi 314 punëtorë të tillë “ndërkufitarë”, një ndryshim i tillë i sistemit nga ana e BE-së do ta godiste mjaft rëndë Zvicrën, përcjell albinfo.ch. Në gjendjen që është tash, Zvicra përfiton nga fakti se këta punëtorë paguajnë kontributet në Zvicër por në rast se e humbin punën, pjesën më të madhe të parave të papunësisë ua kompensojnë shtetet e prejardhjes. Sa për ilustrim: Gjatë vitit 2015 punëtorët “ndërkufitarë” në emër të kontributeve të sigurimit të papunësisë kanë paguar 418 milionë franga ndërsa kanë përfituar si të papunë, vetëm 193 milionë franga.
Konkretisht, Zvicra duhet t`ua paguajë këtë kompensim më së gjati për pesë muaj ndërsa me ndryshimin e pritshëm kjo periudhë do të zgjatej dukshëm. Veç kësaj, kur dihet se të ardhurat në Zvicër janë më të larta se ato në vendet fqinje, kjo do ta bënte Zvicrën akoma më atraktive për punëtorët nga matanë kufirit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











