Shkurt.ch

Zvicra rrezikohet nga recesioni

Ekonomia  zvicerane për herë të parë pë gjashtë vjet rrezikohet nga rënia  për shkak të frangut të fortë, dhe Banka Nacionale ka në dispozicion më pak “armë” për të luftuar recesionin.
Normat e interesit tashmë janë në nivel të ulët rekord prej 0.75 për qind.
Guvernatori i Bankës Nacionale të Zvicrës, Thomas Jordan, këtë javë do të mbajë një takim me bankierët, para se të publikoj vendim mbi normat e interesit dhe parashikimin për rritjen ekonomike dhe inflacionin, e cila është planifikuar për të enjten.
Ekonomia zvicerane nishte ë rënie e tremujorit të parë prej 0.2 për qind.
Ekonomistët në Bloomberg presin një rënie në tremujorin e dytë, ku Zvicra do të bie në recesion.
Frangu mund të forcohet edhe më shumë nës kriza në Greqi do të intensifikohet , sepse në rast të një krize në të eurozonës shumë investitorë kanë për të kërkuar sigurinë në monedhën zvicerane.