Futboll
Zvicra pret Kosovën në Bazel më 5 shtator 2025
Atmosfera sportive po ngrohet teksa afrohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 5 shtator 2025, në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel. Ndeshja fillon në orën 20:45 sipas orës lokale dhe është pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 (UEFA, Grupi B).
Ky takim pritet me shumë interes, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për lidhjet e veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve, duke qenë se një pjesë e madhe e lojtarëve të Zvicrës kanë rrënjë shqiptare.
Deri tani, tre përballjet e mëparshme mes dy kombëtareve kanë përfunduar në barazim, duke e bërë edhe më intriguese këtë ndeshje. Tifozët e të dyja skuadrave tashmë janë duke pritur me emocion sfidën që pritet të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në Bazel.
Në grup me Kosovën dhe Zvicrën janë edhe Suedia dhe Sllovenia. Më 8 shtator, Kosova luan me Suedinë, ndërsa Zvicra e pret Slloveninë.
Kujdes: Nuk do të ketë shitje biletash në stadium!!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Shtator 2025
- Ora20:45
- Lokacionistadiumin St. Jakob-Park në Bazel
- Data e përfundimit5 Shtator 2025 - 23:00
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












