Lajme
Zvicra pret 50,000 refugjatë ukrainas deri në qershor
Ministrja zvicerane e Drejtësisë Karin Keller-Sutter parashikoi se 35,000 deri në 50,000 refugjatë nga Ukraina do të mbërrinin në Zvicër përpara qershorit
Edhe pse disa qendra azili në Zvicër janë tashmë të mbipopulluara, mijëra refugjatë të tjerë ukrainas pritet të mbërrijnë para verës. Duke folur para Këshillit Kombëtar, ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se sipas vlerësimeve të fundit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), midis 35,000 dhe 50,000 refugjatë që ikin nga Ukraina mund të mbërrijnë përpara qershorit, shkruan albinfo.ch.
Më parë, SEM kishte marrë një total kumulativ prej 60,000 deri në fund të konfliktit. Deri më sot, mbi 5200 – kryesisht gra dhe fëmijë – janë tashmë në Zvicër, pasi kanë marrë statusin e mbrojtjes S, një sistem i veçantë i vizave të cilin Zvicra e ka aktivizuar për herë të parë.
Kjo do të thotë se këta refugjatë mund të qëndrojnë një vit në Zvicër pa pasur nevojë të kalojnë procedurën e azilit dhe lejohen të punojnë dhe të studiojnë. Qeveria do të paguajë gjithashtu për kurset e tyre të gjuhës, tha Keller-Sutter, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga e enjtja, terminet për regjistrim në qendra të ndryshme mund të bëhen online, gjë që duhet të parandalojë radhët e gjata përpara gjashtë qendrave federale të azilit.
Që nga mbrëmja e së martës, SEM ka regjistruar tashmë mbi 5200 refugjatë ukrainas, duke e çuar kapacitetin e këtyre qendrave në maksimum. Më i prekuri deri më tani është objekti i Cyrihut.
Të martën në mesditë, SEM njoftoi se qendra e Cyrihut nuk mund të regjistronte më refugjatë, pasi ajo është e mbingarkuar nga numri i kërkesave për leje S.
Objekte të tjera zvicerane për azil ndodhen në Boudry (NE), Bazel, Bern, Chiasso (TI) dhe Altstätten (SG), shkruan tutje albinfo.ch.
Çfarë është një leje S?
Leja S është një dokument identiteti që autorizon një qëndrim të përkohshëm në Zvicër.
Leja S është aktivizuar nga e premtja, më 12 mars 2022, jo vetëm për shtetasit ukrainas, por edhe për shtetas të caktuar të vendeve të tjera që u është dashur të ikin nga Ukraina.
Disa nga kushtet për dhënien e lejes do të jenë:
Personi kishte një leje qëndrimi të vlefshme ose të paktën një qëndrim të përkohshëm në Ukrainë përpara datës 24 shkurt 2022
Ai/ajo nuk mund të kthehet në mënyrë të sigurt dhe afatgjatë në vendin e origjinës
Ata nuk kanë marrë mbrojtje nga asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian.
Për të shmangur proceset e gjata, qeveria federale zvicerane ka vendosur që:
Mbajtësit e lejes S nuk kanë nevojë të presin tre muaj para se të kërkojnë autorizim për të punuar në Zvicër. Ata gjithashtu mund të kenë një aktivitet të pavarur profesional.
Leja S do t’i lejojë ata të udhëtojnë brenda dhe jashtë Zvicrës pa një “rikthim vize”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











