Shkurt.ch
Zvicra po rritet për shkak të huajve
Përqindja e të huajve ka arritur një shifër të re prej 24,3% të popullsisë rezidente

Popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet. Fundi i 2014-ës ka regjistruar 8.237.000 njerëz që kanë jetuar në këtë vend, gati 100 mijë më shumë se vitin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, popullsia po plaket. Tashmë 1.600 prej tyre janë njëqindvjeçar apo edhe më shumë.
Rritja e popullsisë më 2014 sipas shifrave nga Zyra Statistikore Federale (FSO) ka shënuar rritje për 1,2%, në krahasim me 1,3% në vitin 2013, transmeton albinfo.ch.
Motori më i rëndësishëm për rritjen dinamike ka gjithashtu gjasa të ketë qenë më 2014 emigracioni, edhe pse ende nuk ka të dhëna nga FSO.
Numri i të huajve u rrit shumë më shpejt sesa e popullsia vendëse zvicerane 60.700 (+ 3,1%). Ndërsa zviceranët shënuan rritje për 36.200 persona (+ 0,6%).
Banorët e përhershëm llogariten edhe të huajt, të cilët qëndrojnë për të paktën 12 muaj në Zvicër. Më 2014 janë regjistruar 1.998.000 njerëz.
Përqindja e të huajve ka arritur një shifër të re prej 24,3% të popullsisë rezidente.
Me një mesatare 37 vjeç, të huajt janë burim i të rinjve për popullatën gjithnjë në plakje në Zvicër. Qytetarët zviceranë mesatarisht janë për 6 vjet më të vjetër. Prej 100 të huajve, 11 janë të moshës mbi 65 vjeç. Për zviceranët, kjo shifër është tri herë më e madhe.
Në Zvicër, sipas BFS, një në pesë gra dhe një në gjashtë burra janë mbi 64 vjeç. Plakjes progresive është gjithashtu e qartë nëse merret parasysh numri i njëqindvjeçarëve dhe të moshuarit që pothuajse është dyfishuar që nga viti 2000, nga 787 në rreth 1.600 më 2014.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare