CH-Ballkani
Zvicra po e ndihmon Kosovën
180 mijë kosovarë me banim në Zvicër përkujdesen po ashtu që Kosova të mos bankrotojë
Njëra nga vendet që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti në vitet e fundit është Zvicra, që po mundohet të zvogëlojë papunësinë, por a do të funksionojë kjo? Ky është reportazhi i bërë nga “swissinfo.ch”, përcjell albinfo.ch.
Shumë gjëra kanë ndryshuar për Kosovën pas luftës, por papunësia mbetet njëra nga problemet kryesore, derisa Zvicra po mundohet ta ndihmojë me anë të projekteve.
Dallimi nga paslufta është i madh, por sigurisht se ka shumë punë për të bërë, thuhet në këtë shkrim. Papunësia është e madhe, derisa investime e jashtme po mungojnë.
Zviceranët mendojnë se krijimi i vendeve të punës është mundësia më e mirë. Zvicra është donatori i tretë më i madh bilateral i Kosovës, derisa nga viti 2013 deri më 2016 ka dhënë 88 milionë euro.
Njëra nga sektorët më premtues është turizmi, por sigurisht se duhet shumë punë. Kosova ka shumë vende turistike, por duhet që të investohet më shumë.
Swisscontact së fundi u ka mundësuar tri firmave kosovare të marrin pjesë në panairin “Swissbau 2016” në Bazel, ku shefat e ndërmarrjeve i treguan swissinfos për vështirësitë me të cilat përballen.
Korrupsioni është tjetër problem, derisa kërkesat për azil janë të mëdha. 180 mijë kosovarë me banim në Zvicër përkujdesen po ashtu që Kosova të mos bankrotojë. Përkundër pritjeve dërgesat me para të mërgimtarëve po rriten.
Më shumë në reportazhin e swissinfo
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











