Lajme
Zvicra pezullon përkohësisht projektin Cargo Sous Terrain
Qeveria federale, kantonet përkatëse dhe qyteti i Cyrihut kanë vendosur të ndalin përkohësisht projektin Cargo Sous Terrain, një rrjet nën-tokësor për transport mallrash. Arsyeja kryesore janë kërkesat ligjore dhe teknike të paplotësuara, transmeton albinfo.ch.
Projekti, i mbështetur nga kompani të mëdha si Coop, Migros, Mobiliar, Swisscom dhe Posta Zvicerane, synonte uljen e trafikut të rëndë në autostradat kombëtare deri në 40% dhe duhej të financohej tërësisht nga sektori privat. Megjithatë, kompania CST kishte paralajmëruar që realizimi ekonomik i tij nën kushtet aktuale ligjore nuk ishte i mundur.
Rezervat e kantoneve dhe qytetit të Cyrihut lidhen me ndikimin në ujërat nëntokësore, trafikun lokal, menaxhimin e materialit të tunelit, si dhe paqartësi mbi financimin dhe përfitimet e projektit. Një shqyrtim i jashtëm i kryer këtë vit konfirmoi se disa kërkesa themelore nuk janë përmbushur.
Qeveria thekson se pa financim privat, projekti nuk mund të vazhdojë, ndërkohë që fondet publike nuk do të përdoren. Punimet mund të rifillojnë vetëm pasi të zgjidhen çështjet e hapura.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












