Bota
Zvicra përuron ambasadën e re në Moskë
Zvicra ka përuruar një ambasadë të re në Moskë. Siç raporton swisinfo.ch, ndërtesa 42 milionë dollarëshe bashkon agjenci të ndryshme që mëtojnë të promovojnë interesat zvicerane jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e re e Zvicrës në kryeqytetin rus është ndër përfaqësitë më të mëdha të Zvicrës jashtë vendit dhe pasqyron rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas Ministrisë së Jashtme, transmeton swissinfo.ch.
Në përurimin e sotëm, morën pjesë rreth 800 të ftuar, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis dhe homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
Ambasada e re përbëhet nga dy ndërtesa, një objekt që ekzistonte qysh nga shekulli i 19-të (që konsiderohej e vogël për stafin diplomatik) dhe një ndërtesë e re, e projektuar nga arkitektët e Lozanës, Brauen dhe Walchli.
Aktualisht, në këtë ambasadë punojnë rreth 70 persona, duke përfshirë 31 zviceranë. Ambasadori i tanishëm është ish-sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Yves Rossier, i cili është në Moskë qysh nga viti 2016, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














