Shkurt.ch
Zvicra përgatitet për fluksin e mundshëm të refugjatëve
Frika nga një fluks eventual i refugjatëve, i ngjashëm me atë që po ndodh në Gjermani e Austri, ka shtyrë autoritetet zvicerane të përgatiten edhe për një mundësi të tillë. Kjo vlen sidomos për Kantonin St. Gallen, përmes të cilit mendohet se do të hynte numri më i madh i refugjatëve që shfrytëzojnë rrugën nga Ballkani nëpër Austri ose edhe Gjermani.
Kështu, nëse do të vinin nga 1000 deri 2000 refugjatë në ditë në Buchs të këtij kantoni, ata nuk do t`i gjenin zviceranët të papërgatitur.
Në një artikull që e ka publikuar sot “Schweiz am Sonntag”, lidhur me një situatë të tillë hipotetike është zhvilluar tashmë një koncept i reagimit emergjent, i bazuar në koordinimin mes kantonit dhe federatës.
Shtabi drejtues i kantonit, sipas këtij plani së bashku me komunat dhe organizatat e mbrojtjes civile, përgatit kushtet për strehim dhe përkujdesje të refugjatëve. Kantoni në një rast të fluksit të madh mund të strehojë rreth 1000 azilkërkues duke shfrytëzuar kapacitetet plotësuese të tij.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












