Shkurt.ch
Zvicra përgatitet për fluksin e madh të refugjatëve nga lindja
"Nuk përjashtohet që “në ditët në vijim të ketë shtim të madh numrit të azilkërkuesve në kufirin lindor të vendit”, thuhet në një qarkore që Berna zyrtare u ka dërguar kantoneve
Sekretariati Federal për Migracion (SEM)u ka kërkuar kantoneve permes një letre qarkore që të shpejtojnë marrjen e masave për një rritje të shpejtë dhe të madhe të numrit të refugjatëve.
Që nga pranevera e këtij viti, autoritetet në Bernë i kanë zgjeruar kapacitetet e strehimit për refugjatët e rinj të pritshëm nga 2400 vede sa ishin në 3100. Përveç kësaj, janë rekrutuar edhe përkthyes të rinj, thuhet në letrën të cilën e ka publikuar nzz dhe e kanë transmetuar mediet tjera zvicerane. Nuk përjashtohet që “në ditët në vijim të ketë shtim të madh numrit të azilkërkuesve në kufirin lindor të vendit”.
Ndërkq, deri tash numri i refugjatëve që kanë ardhur nga kufiri lindor, sipas ekzekutivit të Kantonit St. Gallen ka qenë rreth 80 në ditë. Në këtë kanton vlerësohet se do të shtrohet nevoja e shtimit të vendeve në dispozicion për strehim, krahas atyre në qendrat federale që tashmë janë të mbushura plot. Për këtë arsye, komunat kanë përgatitur vende plotësuese strehimi për refugjatët, mes tjerash edhe bunkerë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











