Shkurt.ch
Zvicra përforcon kufijtë
Kriminaliteti i shtuar ndërkufitar ka shtyrë Parlamentin e Zvicrës për të kërkuar me ligj shtimin e rojave kufitare
Dhoma Nacionale e Parlamentit ka bërë presion që të shtohet numri i gardave kufitare, duke pranuar një iniciativë me shumicë votash që kërkon bazën ligjore për të lejuar rritjen e trupave dhe rekrutimin e mjaftueshëm të tyre.
Kriminaliteti ndërkufitar po rritet në Gjenevë, po ashtu në Waadt, në Fribourg, Vaud dhe Bernë, tha deputetit nacional i SVP-së në Gjenevë, njëherësh iniciator i nismës për përforcimin e kufijve.
Që nga hyrja e Zvicrës në zonën Shengen gjendja është përkeqësuar. Një shumicë e ngushtë e Komisionit për Politikë të Sigurisë ka mbështetur iniciativën.
Situata mund të zbutet në një afat të mesëm me rritjen e rojave kufitare, tha zëdhënësi Thomas Hurter (SVP/SH).
Ai tha se ka boshllëqe në vende të caktuara, ngase garda kufitare është vendosur diku tjetër.
Corina Eichenberger nga FDP/AG vuri në dukje se që nga paraqitja e nismës më 2010, rojat kufitare janë përforcuar shtesë me 35 pjesëtarë të gardës.
Tashmë rekrutët janë trajnuar për të filluar detyrën nga 2014, sidomos në kantonet e Gjenevës dhe Ticinos.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










