Futboll
Zvicra, pak më shumë shikues se Kosova
Kosova në miqësoren ndaj Danimarkës kishte 13 mijë e 500 shikues, derisa Zvicra në ndeshjen kualifikuesve ndaj danezëve 18 352 shikues
Shikuesit në TV panë një spektakël ndërmjet Zvicrës dhe Danimarkës 3:3, por vetëm gjysma e tribunave ishte e mbushur.
Gjithsej ishin 18 352 shikues në stadium, në takimin ndërmjet vendit të tetë dhe të dhjetë në renditjen e FIFA-s. Stadiumi ka kapacitet prej 38 mijë e 500 shikues, shkruan ‘Blick’.
Më së paku shikues kishte më 6 shtator 2011, në ndeshjen kundër Bullgarisë në Bazel, 16 880 shikues, përcjell albinfo.ch.
Më pas, në tetë ndeshje ka pasur më shumë shikues në Bazel sesa në atë mbrëmje.
Kundër Malit të Zi (19 997), Gjermanisë (27 381), Brazilit (31 100), Anglisë (35 500), Sllovenisë (25 750), Portugalisë (36 000), Hungarisë (32 018), Irlandës së Veriut (36 000), përcjell tutje albinfo.ch.
Ekziston një hendek mes suksesit dhe euforisë në popull, edhe pse ka pasur suksese në vitet e fundit.
Portieri Yann Sommer ka thënë pas ndeshjes kjo ka të bëjë që është zhvilluar të martën mbrëma dhe shumë duhet të punojnë në ditën tjetër dhe t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Sa për kuriozitet, Kosova në miqësoren ndaj Danimarkës dhe kualifikuesen ndaj Bullgarisë kishte 13 mijë e 50 shikues, derisa biletat janë shitur brenda disa orëve, me kohë rekorde, ndërsa interesimi për bileta ka qenë i jashtëzakonshëm, madje, duke iu ofruar edhe shifrës 100 mijë.

Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











