Shkurt.ch

Zvicra paguan 157 miliardë franga për sigurinë sociale

Gjithsej 157 miliardë franga ose një e katërta e bruto produktit nacional të Zvicrës janë derdhur për sigurinë sociale, që është 2.1 për qind më shumë se një vit më parë

Zvicra, gjatë vitit 2014 ka dhënë mesatarisht nga 19.100 franga për kokë banori për të mbuluar nevojat e sigurisë sociale në të gjitha segmentet e saj, bën të ditur srf.chPra këtu nuk është fjala për sigurimin social në kuptimin klasik.

Gjithsej 157 miliardë franga ose një e katërta e bruto produktit nacional të Zvicrës janë derdhur për sigurinë sociale, që është 2.1 për qind më shumë se një vit më parë, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, transmeton albinfo.ch.

Për të arritur te këto shifra janë llogaritur të dhënat për sigurimin profesional dhe shtetëror të pleqërisë, për sigurimin e invaliditetit dhe atë të përkujdesjes shëndetësore.

Të gjitha këto së bashku bëjnë një të katërtën e Bruto Produktit Nacional të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. ndërsa në vitin 1990 ato arrinin në vetëm 15 për qind, ose 10 për qind më pak se tash. Por, ky shtim është shënuar falë sigurimit profesional të pleqërisë i cili ka hyrë në fuqi pas vitit 1990.