Kosova
Zvicra ofron bursa për studentët kosovarë, sesion informues në Prishtinë
Ambasada e Zvicrës prezanton bursa për studime pasuniversitare në Zvicër
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se do të organizojë një sesion informues për Programin e Bursave të Ekselencës së Qeverisë Zvicerane (ESKAS), të dedikuar për studentët dhe studiuesit nga Kosova të interesuar për studime në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Sesioni do të mbahet më 23 tetor 2025, në ora 11:00, në auditorin e Bibliotekës Kombëtare të Universitetit të Prishtinës.
Ky sesion synon të ofrojë informacione të detajuara për kriteret e pranimit, procesin e aplikimit dhe përfitimet që ofron kjo bursë prestigjioze. Të ftuar të marrin pjesë janë studentët pasuniversitarë, kandidatët për doktoraturë dhe studiuesit postdoktoralë që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre akademike në Zvicër.
Programi ESKAS, i financuar nga Konfederata Zvicerane, mbështet shkëmbimin akademik ndërkombëtar dhe u ofron bursistëve mbulimin e shpenzimeve të jetesës, sigurimin shëndetësor dhe rimbursimin e fluturimeve.
Afati për aplikim për vitin akademik 2026–2027 është deri më 28 nëntor 2025.
Për më shumë informacione rreth programit, kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm – https://www.sbfi.admin.ch/en/swiss-government-excellence-scholarships?fbclid=IwY2xjawNgIIxleHRuA2FlbQIxMQABHnGo_u0Aa3pprA25cE63uPB5F_vCBZVfMy2AhSCGRxAw10yQmM0SlskbfrlA_aem_PlZY4bD5RBsrlkrscFiyXA
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












