Shkurt.ch
Zvicra, numër 1 në botë për rekrutimin e talenteve nga jashtë
Zvicra ka përfituar shumë gjatë dhjetëvjetëshave të fundit nga migracioni, gjegjësisht nga ardhja në Zvicër e talenteve të reja, thuhet në studim
Zvicra vazhdon të jetë në kulmin e listës së vendeve më të suksesshme në botë sa i përket tërheqjes ose rekrutimit të talenteve nga bota. Këtë e tregon një studim i realizuar me 109 vende, të cilin e ka publikuar ndërmarrja për ndërmjetësim të personelit Adecco, në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos (WEF), transmeton albinfo.ch. Objekt i studimit është mënyra se si një vend i arsimon talentet, i rekruton ata dhe se si i mban e trajton ata.
Në ranglistën e Global Talent Competitiveness (GTCI) Zvicra, për të tretin vit me radhë zë vendin e parë.
Siç thuhet në njoftimin e bërë publik nga ADECO, Zvicra ka përfituar shumë gjatë dhjetëvjetëshave të fundit nga migracioni, gjegjësisht nga ardhja në Zvicër e talenteve të reja. Kjo për shkakun se ajo është tërheqëse në shumë aspekte nga më të ndryshmet.
Në vendin e dytë të ranglistës, ashtu si dhe një vit më parë, është Singapuri, pastaj në të tretin Luksemburgu. SHBA dhe Britania e Madhe janë në mesin e dhjetë vendeve në toplistë, gjegjësisht SHBA është në vendin e katërt ndërsa Britania e Madhe në të shtatin. Por Gjermania nuk ka arritur të futet në mesin e dhjetë vendeve të para në këtë kategori, përcjell albinfo.ch. Ajo, në radhitjen e sivjetme është vetëm në vendin e 14-të.
Vendet që bëjnë pjesë në top-dhjetëshin e parë, i karakterizon hapja kundrejt mobilitetit të të talenteve, thuhet më tutje në njoftim. Kështu, në Zvicër ashtu si dhe në Luksemburg, deri në 25 për qind e popullatës janë të lindur jashtë vendit ndërsa në Singapur madje 43%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











