Shkurt.ch
Zvicra nuk është më atraktive për azilkërkuesit e Ballkanit
Në Zvicër nga vera, numri i azilkërkuesve nga Ballkani është përgjysmuar ndërsa në të njëjtën kohë është dyfishuar numri i tyre në Gjermani
Zvicra nuk është më destinacioni i parë për azilkërkuesit nga Ballkani. Në Gjermani ka më shumë para, dhe kjo ka bërë që numri i azilkërkuesve nga Ballkani të dyfishohet.Fluksi i refugjatëve në Evropë është jashtëzakonisht fleksibël dhe reagon shpejt ndaj ndryshimeve ligjore për azilkërkuesit. Këtë më së miri e argumentojnë shifrat e fundit të azilkërkuesve nga Zvicra dhe Gjermania. Në Zvicër nga vera, numri i azilkërkuesve nga Ballkani është përgjysmuar ndërsa në të njëjtën kohë është dyfishuar numri i tyre në Gjermani. Gjermania është bërë më atraktive pas një vendimt të një gjykate, e cila ka kërkuar më shumë përkrahje financiare për azilkërkuesit. Azilkërkuesit janë kryesisht romë, thotë Christoph Sander, zëdhënësi i Zyrës Federale për Migracion në Gjermani. Azilkërkuesit romë kanë braktisur shpejt Zvicrën për shkak të procedurave të shpejta të azilit”Që nga gushti për aplikantët nga Ballkani merret një vendim brenda 48-orëve ngase vendet e origjinës janë konsideruar si të sigurta”, tha zëdhënësi i Zyrës Federale për Migracionin, Michael Glauser.Për shkak të këtyre procedurave Zvicra ka më pak azilkërkues nga Ballkani.Për ekspertin për migraciona nga FDP.ja, Philipp Müller, kjo është zgjidhje në fushën e azilit, e cila duhet të aplikohet edhe me grupet e tjera. Denise Graf nga Amnesty International ka kritikuar këtë zhvillim në Zvicër.”Për romët, këto metoda janë katastrofale. Ata duhet të kthehen pa asnjë cent në shtëpitë e tyre”, tha Graf.
Mbështetja për azilkërkuesit në Evropë1. Gjermania2. Holanda3. Zvicra4. Suedia5. Britania e Madhe6. Austria7. Francë8. Itali
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











