Shkurt.ch
Zvicra (nuk) i bashkohet BE-së në ashpërsimin e ligjit për armëmbajtje
Duke e propozuar një zgjidhje të "butë" ose "light" për armëmbajtjen qeveria e vendit ka dashur të respektojë traditën e mbajtjes së armës në Zvicër
Për shkak të shtimit të rrezikut nga terrorizmi, Bashkimi Evropian kohë më parë ka vendosur të ashpërsojë ligjin për armëmbajtje. Zvicra, si shtet që bën pjesë në Zonën Schengen është e detyruar t`i bashkohet ashpërsimit në fjalë. Një propozim që Këshilli Federal i ka dorëzuar sot parlamentit për shqyrtim, ka shfrytëzuar hapësirën e lejuar të veprimit në raport me ligjin e BE-së.
Në këtë mënyrë, duke e propozuar një zgjidhje të mesme ose “light” për armëmbajtjen qeveria e vendit ka dashur të respektojë traditën e mbajtjes së armës në Zvicër. Por edhe si i tillë, propozimi është shoqëruar me kritika nga qarqet e shenjëtarëve.
Ndër rregullat që qeveria i ka propozuar duke e shfrytëzuar hapësirën e lirë të veprimit ka qenë ajo që e rregullon armëmbajtjen për ish ushtarët. Kështu, personat që kanë mbaruar shërbimin ushtarak, sipas rregullores së BE-së mund të mbajnë armë vetëm nëse inkuadrohen në ndonjë klub shenjëtarësh. Dhe vetëm atëherë, ata do të kishin të drejtë të bartnin një karikator prej 20 plumbash.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










