Shkurt.ch
Zvicra, në vendin e 36 në botë për numrin e grave deputete
Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës u zgjodhën gjithsej 64 deputete (femra). Ësshtë ky numri më i madh i arritur deri më tash.
Por, me gjithë këtë arritje, vendi i Zvicrës në radhitjen ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar ka pësuar rënie sa i përket kësaj pike. Kështu, nëse një vit më parë Zvicra ishte në vendin e 34, pas zgjedhjeve të kaluara ajo, me 32% të parlamentarëve femra, rrëshqiti në vendin e 36 në botë. Ndërsa në vitin 2004 Zvicra me edhe më pak deputete se tash, ishte në vendin e 22-të.
Është interesante se shkaktare të rënies së rangut të Zvicrës janë kryesisht shtetet afrikane dhe latinoamerikane. Janë ato që duke shtuar numrin e deputeteve janë ngjitur më lartë në ranglistë.
Vendin e parë në këtë ranglistë prej vitesh e zë shteti afrikan, Ruanda, me pothuaj dy të tretat e deputetëve, femra! Pas saj vijnë Bolivia dhe Kuba. Ndërsa në Evropë, si zakonisht, janë shtetet skandinave ato që janë në krye të listës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











