Sport
Zvicra në vendin e 11-të, bien Shqipëria e Kosova
Zvicra renditet në vendin e 11-të, derisa Shqipëria ka rënë për dy vende, ndërsa Kosova ndodhet një vend më poshtë
Në renditjen e FIFA-s për muajin janar ka pasur disa ndryshime te Kombëtaret, shkruan albinfo.ch.
Zvicra e gjashtë shqiptarëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, nuk lëviz nga pozita e 11-të, ku kanë 1129 pikë të mbledhura.
Ndërkohë, edhe pse nuk ka zhvilluar një ndeshje miqësore apo zyrtare, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur dy pozicione në klasifikimin e FIFA-s në krahasim me fundin e vitit 2016.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi tashmë e shohin veten në vendin e 51, me 618 pikë, duke dalë kështu jashtë 50-shes më të mirë pas shumë kohësh.
Rënie ka pasur edhe Kosova, ku nga vendi i 165-të tashmë ndodhen në atë të 166-të.
Përsa i përket kreut të klasifikimit, nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë me 1634 pikë, e ndjekur nga Brazili në të dytin, ndërkohë që Gjermania është e pozicionuar e treta.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











