Ekonomi
Zvicra, në top pesëshen botërore me më së shumti rezerva valutash të huaja
Ndër vendet e para janë shtetet e Azisë, gjashtë nga dhjetë

Rezerva të tilla mund të jenë shumë të dobishme në kursimin e monedhave vendëse, madje edhe duke shërbyer si kolateral në rast të një krize ekonomike kombëtare. Dhe, nëse monedha është e bollshme, ajo mund të ndihmojë në ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Visual Capitalist” përmbledh vendet me rezervat më të mëdha valutore, sipas të dhënave aktuale të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), përcjell albinfo.ch.
Vendi i parë i përket Kinës, me një sasi mbresëlënëse prej 3 trilionë dollarësh. Vendi i dytë është edhe për një vend të Azisë – Japoninë, e cila zotëron 1.200 miliardë dollarë. Top pesë plotësohet nga Zvicra me 785.7 miliardë dollarë, Arabia Saudite me 486.6 miliardë dhe Hong-Kongu – 437.5 miliardë dollarë.
Ndër vendet e para janë shtetet e Azisë, gjashtë nga dhjetë.
Kjo krijon përshtypjen se në dhjetë më të lartat nuk ka ekonomi të mëdha perëndimore, si p.sh. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Kjo është për shkak se dollari amerikan dhe euro janë pjesë e monedhave më të zakonshme në rezervat valutore të përdorura për transaksione ndërkombëtare. Si rezultat, vendet me monedha kombëtare nuk duhet të kenë rezerva të mëdha.
Sipas të dhënave të bankave qendrore botërore për tremujorin e parë të vitit 2017, më shumë se gjysma e rezervave valutore të botës ishin në dollarët amerikanë, me -63.5%. Së dyti, por me përqindje shumë më të ulët është euro – 20%. Menjëherë pas kësaj, jeni japonez dhe britanikët me 4.5%, dollari kanadez (2%), dollari australian (1.8%) dhe juani kinez (1.1%).
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti