Shkurt.ch
Zvicra, në top dhjetëshen e botës për rezerva të arit
Rezervat botërore të arit arritën në 33,465 tonë. Duke përjashtuar arin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ari është reduktuar në 30,006 tonë.
33 mbajtësit më të mëdhenj të arit kanë rezerva prej më shumë se 100 tonë, bëhet e qartë nga të dhënat e Këshillit Botëror të Arit, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e ekonomive globale dhe evropiane, SHBA-ja dhe Gjermania kanë më së shumti rezerva të arit, 8133.5, respektivisht 3374.1 tonë ari, që përfaqësojnë 38.35% të rezervave të lëndëve të para.
Nëse kësaj i shtohet rezervat e Italisë dhe Francës, katër vendet e përmendura zotërojnë pothuajse 16,400 tonë ari, ose 54.6% të kapitalit të mbajtur nga të gjitha vendet.
Në këto statistika nuk janë përfshirë Kina dhe Rusia, të cilat vitet e fundit janë ende blerësit më aktivë në treg, së bashku me Indinë, Turqinë dhe Kazakistanin.
Në muajin e fundit vetëm Turqia dhe Rusia kanë rritur rezervat e arit, duke blerë 14.9, respektivisht 9.1 tonë ari, ndërsa Kazakistani shtoi 3.6 tonë. Ngjashëm në muajt e fundit, mungojnë të dhënat zyrtare për Indinë dhe Kinën.
Sipas të dhënave të fundit që nga fillimi i gushtit, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India plotësojnë top 10 vendet më të mëdha që posedojnë ari.
Në vendet mes 11 dhe pozitës së 20-të janë Turqia, Tajvani, Portugalia, Arabia Saudite, Britania, Libani, Spanja, Austria, Kazakistani dhe Belgjika.
Me mbi 100 tonë të rezervave të arit mburren ende Filipinet dhe Venezuela, e cila është një nga shitësit më të mëdha në muajt e fundit, pastaj Algjeria, Tajlanda, Singapori, Suedia, Afrika e Jugut, Meksika, Libia, Greqia, Koreja e Jugut, Rumania dhe Polonia.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











